Basketbollistja amerikane e arrestuar në Rusi pranon fajësinë mbi akuzën e trafikut të drogës

Evropë

Basketbollistja amerikane e arrestuar në Rusi pranon fajësinë mbi akuzën e trafikut të drogës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:58
Basketbollistja amerikane Brittney Griner shoqërohet në sallën e gjyqit në Khimki, jashtë Moskës. 7 korrik, 2022.

Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar në shkurt në Rusi, u deklarua fajtore për trafik dhe kontrabandë narkotikësh në seancën e fundit gjyqësore të zhvilluar në Moskë.

"Dëshiroj të pranoj fajësinë për të gjitha akuzat," tha Griner para gjykatës, duke shtuar se "ajo nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin rus".

Atletja u arrestua pasi iu gjet vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin e Moskës.

Griner, 31 vjeçare, përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzat. Ajo u arrestua në fillim të këtij viti pasi autoritetet ruse thanë se gjetën vaj kanabisi në mbushjet e cigareve elektronike në bagazhin e saj kur ajo kaloi në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Ajo u deklarua fajtore, duke i thënë gjykatësit se "nuk kishte asnjë qëllim" për të shkelur ligjin. Rasti i Griner ka tërhequr vëmendjen e publikut teksa për çështjen e saj janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët thonë se ajo është arrestuar padrejtësisht .

Më 6 korrik, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris biseduan me bashkëshorten e yllit të basketbollit amerikan për femra, Britney Griner për të theksuar angazhimin e administratës amerikane për të siguruar lirimin e saj nga Rusia sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat