​Presidenti polak: Atë që bënë nazistët në Varshavë, rusët po bëjnë tani në Ukrainë

Evropë

​Presidenti polak: Atë që bënë nazistët në Varshavë, rusët po bëjnë tani në Ukrainë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 19:16
Andrzej Duda

Vuajtjet e ukrainasve për shkak të pushtimit rus janë të krahasueshme me situatën në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi sot presidenti polak Andrzej Duda në një ekspozitë fotografish nga Mariupol dhe Varshavë.

“Ajo që ndodhi këtu në Varshavë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët vranë pa mëshirë popullsinë civile të kryeqytetit tonë, është e ngjashme me pamëshirën e agresionit rus në Ukrainë”, tha Duda.

“Sa të ngjashme janë këto foto, sa identike është monstruoziteti i atyre që vrasin, që shkatërrojnë”, tha presidenti polak.

Ai tha se përgjegjësit për krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

“Kjo është detyra e botës së qytetëruar sot. Duhet të krijohen gjykata adekuate, krimet duhet të mbajnë përgjegjësi”, vuri në dukje presidenti polak, duke shtuar se autorët zakonisht janë të lehtë për t'u identifikuar.

Sot Polonia shënon fillimin e Kryengritjes së Varshavës kundër pushtimit gjerman, e cila filloi më1 gusht 1944.

Forcat polake u mposhtën më pas, por me një kosto të lartë, dhe e gjithë Varshava u ndëshkua me shkatërrimin e plotë të qytetit dhe dëbimin e popullsisë. Mijëra u dërguan në kampet gjermane të përqendrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat