Ndërron jetë nga koronavirusi 3-vjeçarja në Greqi, fëmija i tretë që bie viktimë e COVID-19

Evropë

Ndërron jetë nga koronavirusi 3-vjeçarja në Greqi, fëmija i tretë që bie viktimë e COVID-19

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një 3-vjeçare e diagnostikuar me Covid-19 ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me informacionet që thonë se fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet fjalë për fëmijën e tetë që humb jetën nga koronavirusi në vendin fqinj, raporton protothema.gr.

Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik në Greqi, në shtatë muajt e fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje te të miturit.

Muaji më i rënduar me bilanc tragjik me vdekje të të miturve nga Covid-19 ka qenë janari i këtij viti. Brenda muajit humbën jetën 3 fëmijë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat