Zelensky ngre alarmin për rrezikun që mund të sjellë një sulm ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia

Evropë

Zelensky ngre alarmin për rrezikun që mund të sjellë një sulm ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:16
Volodymyr Zelensky

Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt kur një shtet terrorist – Rusia – qëllon në termocentralin bërthamor të Zaporizhia.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë fola sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. E informova për situatën në fushën e betejës, për kërcënimin që Rusia krijoi duke goditur termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Nuk ka një komb të tillë në botë që mund të ndjehet i sigurt kur një shtet terrorist qëllon në një central bërthamor”, tha Zelensky.

Andaj ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të japë një përgjigje parimore ndaj sulmeve ruse në termocentralin bërthamor Zaporizhia.

“Nëse, Zoti na ruajt, nëse ndodh diçka e pariparueshme, askush nuk do ta ndalojë erën që do të përhapë ndotjen radioaktive. Prandaj, një përgjigje parimore e bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre sulmeve ruse ndaj centralit të Zaporizhia – më i madhi në Evropë – është i nevojshëm tani”, ka shtuar Zelensky.

Ndryshe, gjatë orëve të fundit është raportuar për një sulm të ri në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi paralajmërimet nga zyrtarët janë rritur gjithnjë e më shumë, sidomos këtë javë.

Dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha në fillim të kësaj jave se situata ishte “jashtë kontrollit” dhe ishte bërë “jashtëzakonisht serioze” dhe “e rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat