Pahor: Nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, tensionet mund të arrijnë në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Pahor: Nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, tensionet mund të arrijnë në Ballkanin Perëndimor

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 21:24
Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, vlerëson se nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon të zgjasë, tensionet mund të zbresin edhe në Ballkanin Perëndimor.

Pahor në një konferëncë për media gjatë vizitës në Turqi, tha se Ballkani Perëndimor meriton paqen dhe sigurinë.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor.

“Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, shtoi presidenti slloven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat