Një shtetrrethimi 36-orësh është shpallur për qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, në përgatitje për festimet e ditës së pavarësisë së vendit, përcjell Bota sot.
Ora policore do të hyjë në fuqi nga ora 19:00 më 23 gusht, konfirmoi guvernatori i rajonit Oleh Synyehubov.
Në një deklaratë në Telegram, zoti Synyehubov tha: "Ne kërkojmë që të kuptoni masa të tilla dhe të përgatiteni të qëndroni në shtëpi dhe në strehimore - kjo është siguria jonë.
“Gjatë kësaj kohe ndalohet qëndrimi në vende publike, lëvizja nëpër rrugë në këmbë apo me automjet, qëndroni në shtëpi dhe mos e anashkaloni alarmin!
"Dita e Pavarësisë ka të bëjë me ADN-në tonë. Këtë e mbrojtëm, mbrojmë dhe do ta mbrojmë. Nuk do t'i japim asnjë shans armikut për asnjë provokim. Prandaj në festën e Pavarësisë sonë do të jemi sa më vigjilentë."
Në maj, forcat ruse braktisën një sulm në Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, pas rezistencës së ashpër të Ukrainës.
Megjithatë, ata vazhdojnë të bombardojnë qytetin nga pozicionet përtej periferisë së tij.