Ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës

Evropë

Ministri i Jashtëm i Serbisë thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:44
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, deklaroi sot se Serbia, “në përputhje me Kartën e OKB-së dhe parimet dhe normat e së drejtës publike ndërkombëtare”, nuk mund të pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se “nga ana tjetër, do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat tona kombëtare, politikën tonë të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe përkushtimin ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve”.

Selakoviq në konferencën për shtyp tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai kanë pasur një numër jashtëzakonisht të madh takimesh.

Temat kryesore të atyre takimeve kishin të bënin, siç ka theksuar ai, “me Kosovën, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Sipas tij, ndër takimet e mbajtura këtë vit, rëndësi të veçantë kanë qenë takimet e presidentit Aleksandar Vuçiq me këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Jake Sullivan, por edhe me disa anëtarë të Kongresit dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë amerikane.

Ndryshe, në disa rajone të Ukrainës, që pjesërisht kontrollohen nga Rusia, po mbahen “referendumet ruse”, që kanë nisur më 23 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator.

Ky veprim konsiderohet i paligjshëm sipas Ligjit ndërkombëtar dhe i njëjti është dënuar nga Ukraina, Perëndimi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat