Miku i tyre kishte kursyer para për të blerë një makinë të re, çifti i bashkëshortëve inskenojnë grabitje për t’ia marrë!

Evropë

Miku i tyre kishte kursyer para për të blerë një makinë të re, çifti i bashkëshortëve inskenojnë grabitje për t’ia marrë!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Tre persona i kanë ngritur kurth mikut të tyre në Greqi i cili kishte kursyer para për të blerë një makinë të re. Një çift grek bashkë me një të huaj kanë inskenuar një grabitje ku dy prej tyre do të luanin rolin e viktimave.

Çifti grek u zotuan të transportonin mikun e tyre për të blerë makinën dhe rrugës dy persona me kapuç të cilët po udhëtonin me motorë me targa të mbuluara iu afruan makinës së tyre. Ata i morën telefonin shoferit dhe më pas u drejtuan nga pasagjeri duke i marrë me forcë çantën ku mbante paratë me të cilat do të blinte makinën.

Pas një hetimi paraprak, policia zbuloi se grabitja ishte inskenuar nga çifti që ndodhej në makinë me personat që i zunë pritë me qëllim për të shtënë në dorë paratë e pasagjerit. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tre personave të arrestuar, policia gjeti armë zjarri, maska dhe sende të tjera të cilat u sekuestruan nga uniformat blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat