Çfarë po ndodh mbi Egje? 19 avionë luftarakë të armatosur ‘gjerë në dhëmbë’ shkelin hapësirën ajrore greke

Evropë

Çfarë po ndodh mbi Egje? 19 avionë luftarakë të armatosur ‘gjerë në dhëmbë’ shkelin hapësirën ajrore greke

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 06:34
Avionët turq janë kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare

Tensionet Greqi-Turqi vijojnë ende ndërsa raportohet se sot ka pasur disa shkelje të hapësirës ajrore greke mbi Egje nga avionë luftarakë dhe dronë turkë.

Mësohet se në total 19 avionë, 8 prej tyre të armatosur kanë shkelur hapësirën ajrore greke, mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor.

Sipas informacionit të dhënë nga GEETHA, avionët turq janë kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Megjithatë pala greke mbetet e shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat