Asnjë raketë ruse nuk mund ta çajë, Ukraina merr pajisjen e sofistikuar për mbrojtjen ajrore

Evropë

Asnjë raketë ruse nuk mund ta çajë, Ukraina merr pajisjen e sofistikuar për mbrojtjen ajrore

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Ilustrim

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se së fundmi janë pajisur me sistemet e sofistikuara për mbrojtjen ajrore NASAMS dhe Aspide, të cilat do të përdoren menjëherë në luftimet ndaj forcave ruse.

Lajmi u dha nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili falënderoi partnerët për ndihmën, pa e specifikuar se kush ishin donatorët e vërtetë.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby u shpreh se dërgimi i sistemit të sofistikuar NASAMS në Ukrainë do të dërgohej menjëherë, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat