Përplasi 21-vjeçaren në Greqi dhe e la në vendin e ngjarjes, momenti i arratisjes së shoferit me shpejtësi marramendëse

Evropë

Përplasi 21-vjeçaren në Greqi dhe e la në vendin e ngjarjes, momenti i arratisjes së shoferit me shpejtësi marramendëse

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Kanë dalë pamjet e momentit të arratisjes së shoferit në Greqi, i cili përplasi një 21-vjeçare në Selanik dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Studentja po lufton për të qëndruar gjallë, pas dëmtimeve të shumta që ka marrë nga përplasja.

Autori 26-vjeçar u vetëdorëzua në polici, me argumentin se nuk ishte duke u larguar me shpejtësi.

Prokurori publik ka ngritur kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit shqiptar, ndërsa për veprën penale po ndiqet edhe pasagjerja e tij 19-vjeçare, e cila u arrestua në kufirin e autoforos.

Shoferi me origjinë shqiptare akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), për largim nga vendngjarja dhe për drejtim mjeti pa patentë.

Për të parë videon klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat