“Një vello e zezë mbi Tokë”, NASA publikon pamje të frikshme satelitore nga Ukraina

Evropë

“Një vello e zezë mbi Tokë”, NASA publikon pamje të frikshme satelitore nga Ukraina

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:52
NASA publikon pamje të frikshme satelitore nga Ukraina

Ukraina po përpiqet të riparojë dëmet në infrastrukturën e saj energjetike, pas bombardimeve të shumta ruse dhe të rikthejë energjinë për miliona ukrainas.

Sistemi energjetik i Ukrainës është në prag të kolapsit dhe miliona njerëz po vuajnë nga ndërprerja e energjisë elektrike gjatë javë të fundit, ndërkohë që ka edhe probleme serioze me ngrohjen me fillimin e dimrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se strategjia e re e Moskës për të zhytur vendin e tij në errësirë nuk do ta zbehë vendosmërinë e Ukrainës.

🛰️ @NASA 📸 Ukraine before the full-scale war vs after the latest #RussiaIsATerroristState strikes on energy infrastructure. pic.twitter.com/O9iBOpILv7

“Është një luftë fuqie, qëndrueshmërie, qëllimi është të shohim se kush është më i fortë”, tha Zelensky në një intervistë me Financial Times.

Siç shihet nga imazhet satelitore të NASA-s, gjatë natës nga hapësira Ukraina mund të shihet si një vello e zezë në Tokë, në krahasim me periudhën e paraluftës. Në Kiev , shtëpia e tre milionë njerëzve, 60% e banorëve janë pa energji elektrike, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat