Horror në Francë, policia gjen dy foshnje të ngrira në frigorifer

Evropë

Horror në Francë, policia gjen dy foshnje të ngrira në frigorifer

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Francë.

Dy foshnje janë gjetur të ngrira në një frigorifer, në shtëpiunë e një gruaje 41 vjeç në rajonin Vaucluse të Francës.

Sipas Prokurorit policia ra në gjurmët e e bebeve të ngrira pas një telefonate që mori mëngjesin e djeshëm nga një person i tretë. Mësohet se 41-vjeçarja, në shtëpinë e të cilës u gjetën bebet e ngrira është arrestuar nga policia franceze.

Autoritete vendase bëjnë me dije se për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia. Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat