​Marin: Evropa nuk është mjaftueshëm e fortë për të mbështetur Ukrainën

Evropë

​Marin: Evropa nuk është mjaftueshëm e fortë për të mbështetur Ukrainën

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin deklaroi sot gjatë vizitës së saj në Australi se Bashkimi Evropian nuk do të ishte në gjendje të tregonte mbështetjen e tij për Ukrainën pa ndihmën e SHBA-së.

“Unë do të jem e sinqertë me ju. Evropa nuk është mjaftueshëm e fortë tani”, tha ajo në një fjalim në Institutin Lowy, në Sidnej.

“Ne do të ishim në telashe nëse SHBA-ja nuk do të ishte përfshirë në luftën e Ukrainës”, tha Marin, duke shtuar se SHBA-ja ka luajtur rolin më të rëndësishëm deri më tani në furnizimin me armë dhe sigurimin e ndihmës humanitare për Ukrainën.

“Për një kohë të gjatë Evropa po ndërtonte një strategji ndaj Rusisë për të mbyllur lidhjet tona ekonomike, për të blerë energji nga Rusia”, tha Marin.

“Ne menduam se kjo do të parandalonte luftën”, shtoi ajo.

“Ky supozim, është dëshmuar të jetë krejtësisht i gabuar. Në vend të kësaj, BE-ja duhet të kishte dëgjuar shumë më herët paralajmërimet nga Estonia dhe Polonia”, tha Marin.

Gjatë vizitës në Australi Marin zhvilloi gjithashtu një takim me kryeministrin, Anthony Albanese.

Para kësaj, ajo vizitoi Zelandën e Re dhe u takua me kryeministren Jacinda Ardern, duke e bërë atë kryeministren e parë finlandeze që bën një vizitë zyrtare në vend. /DPA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat