Ndizen konfliktet mes Turqisë dhe Norvegjisë, shkak planifikimi i djegies së Kuranit jashtë ambasadës në Oslo

Evropë

Ndizen konfliktet mes Turqisë dhe Norvegjisë, shkak planifikimi i djegies së Kuranit jashtë ambasadës në Oslo

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Një grup protestuesish kishin planifikuar djegien e librit të shenjtë islamik, Kuranit në Oslo, të Norvegjisë, por është ndaluar nga policia.

Autoritete norvegjeze kanë ndaluar një protestë të planifikuar me qëllim djegien e një kopje të librit të shenjtë, Kuranit, disa orë pasi ministria e jashtme turke thirri ambasadorin norvegjez për t’u ankuar.

Sipas policisë, një grup protestuesish planifikuan të digjnin librin jashtë ambasadës turke në Oslo.

“Policia thekson se djegia e Kuranit është një deklaratë politike ligjore në Norvegji, por kjo ngjarje nuk mund të zhvillohet për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, tha në një deklaratë inspektori i policisë së Oslos, Martin Strand.

Kjo masë vjen pasi ministria e jashtme e Turqisë thirri ambasadorin e Norvegjisë Erling Skjonsberg lidhur me protestën e planifikuar.

“Sapo mësuam se ishte planifikuar një sulm kundër libri të shenjtë, Kuranit, në Norvegji, ambasadori norvegjez në Turqi është thirrur në ministrinë tonë”, thuhet në një burim për mediat turke.

“Qasja e Norvegjisë për të mos parandaluar aktin e planifikuar provokues, i cili është qartësisht një krim urrejtjeje … është e papranueshme dhe ne presim që ky akt të mos lejohet,” thuhet më tej.

Kujtojmë që ky incident vjen pas një proteste në kryeqytetin e Suedisë në janar, ku një politikan i ekstremit të djathtë Rasmus Pakudan, dogji  një kopje të Kuranit.

Menjëherë pas incidnetit, Turqia akuzoi drejtëpërdrejtë Suedinë për “sulm terrorist” dhe i ndalon asaj anëtarësimin në NATO.

Në lidhje me anëtarësimin në NATO, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha dje se qëndrimi i Ankarasë ndaj Finlandës ishte “pozitiv”, por jo e njëjta gjë për Suedinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat