E pa në internet dhe rezervoi takim, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori që ishte paraqitur si grua

Evropë

E pa në internet dhe rezervoi takim, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori që ishte paraqitur si grua

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një transgjinor me të cilin kishte lënë takim, pasi ky i fundit i ishte paraqitur si grua.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur më 29 janar, ku i riu nga zona e Salamis rezervoi një takim përmes një faqeje interneti, me transgjinorin që ishte paraqitur si femër, por përfundoi pre e abuzimit të tij.

I riu ka shkuar në banesën në katin e 3-të të rrugës Strogonov në Neo Kosmos, ku është pritur nga “gruaja” me të cilën kishte lënë takimin.

Pak më vonë, kur kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe janë zhveshur, 22-vjeçari ka marrë tronditjen e parë. Personi që i ishte paraqitur si femër, ka zbuluar se ai ishte transvestit dhe madje ka nisur të tregohet agresiv ndaj tij kur ka parë që 22-vjeçari ka mbetur i shtangur.

I riu, siç ka dëshmuar në Polici, i ka thënë se nuk dëshironte të vazhdonte me aktin seksual, por sipas tij, transgjinori i vërsulet, e imobilizon dhe e përdhunon.

Viktima iu lut që ta linte, por ai e injoroi dhe vijoi ta përdhunonte deri në momentin që vendosi vetë ta lëshonte.

Të nesërmen, viktima ka shkuar në komisariatin e Akropolit dhe ka denoncuar të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte përjetuar në takim, ndërkohë që u dha urdhër për t’u kontrolluar nga mjekët specialistë.

Ndërkohë ngjarja po hetohet nga oficerët e policisë së Akropolit dhe Departamenti i Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat