Tragjike në Greqi/ COVID-19 i merr jetën foshnjës, prindërit vendosin të dhurojnë organet

Evropë

Tragjike në Greqi/ COVID-19 i merr jetën foshnjës, prindërit vendosin të dhurojnë organet

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustriml

Një vajzë e vogël vetëm 5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios. Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me Covid-19 dhe pati hemorragji cerebrale në tru.

Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Leja është dhënë nga prindërit dhe prej mëngjesit të sotëm po vijon procedura e heqjes së organeve.

Sipas mediave greke, disa nga organet do të dërgohen jashtë vendit për të gjetur persona që kanë nevojë për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat