Nuk ndalen katastrofat/ Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti, autoritetet ngrenë alarmin

Evropë

Nuk ndalen katastrofat/ Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti, autoritetet ngrenë alarmin

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:33
Pamje pas tërmetit në Turqi

Qyteti i Iskenderun, në rajonin e Hatay-t, është një nga më të prekurit nga tërmetet e së hënës në Turqi.

Veç godinave të shkatërruara, të ftohtit, tashmë banorët e këtij qyteti janë duke u përballur edhe me përmbytje të mëdha.

Për shkak të tërmeteve të fuqishme u rrit ndjeshëm edhe niveli i detit duke përmbytur zonën bregdetare.

Autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve në ato zona.Edhe pas 55 orëve nga tërmeti, deti ende nuk është tërhequr në atë zonë.

Ndërkohë, guvernatorja e Iskenderun iu ka bërë thirrje banorëve që të mos rikthehen në banesat e tyre deri në një njoftim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat