Zbuten tensionet Turqi-Armeni, ministri turk: Na zgjati dorën në këto kohë të vështira

Evropë

Zbuten tensionet Turqi-Armeni, ministri turk: Na zgjati dorën në këto kohë të vështira

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:53
Mevlut Cavusoglu

Në mes të përmirësimit të marrëdhënieve turko-armene, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka vlerësuar ndihmën e Armenisë në përgjigjen ndaj tërmetit.

“Armenia na zgjati dorën e miqësisë në këtë kohë të vështirë”, tha Cavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me homologun e tij armen Ararat Mirzoyan në Ankara.

Të dy ministrat thanë se qeveritë e tyre janë të gatshme të rivendosin plotësisht lidhjet, duke përfshirë hapjen e kufirit, por nuk dhanë një afat kohor të saktë.

Turqia hapi një vendkalim kufitar me Armeninë javën e kaluar për herë të parë në 35 vjet për të mundësuar transportin e ndihmave nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat