Presidenti rus Vladimir Putin, ka fajësuar në mënyrë të parashikueshme Perëndimin për luftën në Ukrainë.
Deklarimet ai i bëri gjatë fjalimit të tij, vetëm disa ditë para përvjetorit të një viti të pushtimit rus, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.
Ai e quajti ndërhyrjen perëndimore ndër vite një "fushatë terrori".
"Unë dua të përsëris se janë ata që janë fajtorë për luftën dhe ne po përdorim forcën tonë për ta ndalur atë", tha Putin.
Ky rresht i fundit u prit me duartrokitje nga publiku rus./BS