​Mbyllen shkollat në një qytet francez pas rrjedhjes së amoniakut në një fabrikë

Evropë

​Mbyllen shkollat në një qytet francez pas rrjedhjes së amoniakut në një fabrikë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Në qytetin Maisons-Alfort pranë Parisit, sot u mbyllën shkollat pasi u zbulua një rrjedhje në rezervuarët e amoniakut në një fabrikë.

Prefektura e Val-de-Marne njoftoi se pas rrjedhjes në fabrikën "Biospringer" të enjten, shkollat dhe kopshtet e afërta do të mbyllen, raporton Anadolu.

Zjarrfikësit vijojnë punën në vendngjarje ndërsa mësohet se dy punonjës janë lënduar.

Banorët e zonës janë paralajmëruar për mundësinë e aromave të pakëndshme duke rekomanduar që të lajmërojnë autoritetet në rast të irritimit të lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje.

"Biospringer" është fabrikë e specializuar për prodhimin e produkteve ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat