Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi arrin në 50,500

Evropë

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi arrin në 50,500

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:26
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu tha sot se numri viktimave të tërmetit shkatërrimtar të shkurtit ka arritur në 50,500.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi juglindjen e Turqisë më 6 shkurt 2023, në një thellësi prej rreth shtatë kilometra në rajonin Pazarcik të krahinës Kahramanmaras, duke mbjellë shkatërrim e tragjedi në në qytete si Hatay, Gaziantep, Kilis, Osmaniye, Malatya, Adiyaman, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, e Kahramanmaras.

Si rezultat i tërmetit në Turqi, dridhje të forta u ndjenë në Siri, Liban, Egjipt e Qipro.

Ndërsa disa ditë më vonë në 21 shkurt, dy tërmete me magnitudë 6.4 e 5.4 u ndjenë në provincën turke Hatay, ku ndërtesat ishin goditur tashmë nga termeti i 6 shkurtit, duke shkaktuar shkatërrim të rëndë dhe lëndime personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat