Papa Françesku kaloi një natë të qetë në spital pas operacionit, thotë Vatikani

Evropë

Papa Françesku kaloi një natë të qetë në spital pas operacionit, thotë Vatikani

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:12
Papa Franqesku

Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku kaloi një natë të qetë në spital pas një operacioni.

Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni treorësh në një spital të Romës të mërkurën për të riparuar një hernie, për të cilën mjekët thanë se ishte mjaft e suksesshme saqë ai nuk duhet të kishte kufizime në udhëtimet dhe aktivitetet e tjera pasi të shërohej.

“Nata shkoi mirë,” tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë të enjten, duke shtuar se përditësimet e mëtejshme do të publikohen më vonë.

Mjeku Sergio Alfieri, drejtor i shkencave abdominale dhe endokrine në spitalin Gemelli të Romës, tha se operacioni i së mërkurës ishte i suksesshëm dhe nuk u zbuluan komplikime apo patologji të tjera. Alfieri, i cili gjithashtu hoqi një pjesë të zorrës së trashë të Françeskut në vitin 2021, tha në një konferencë shtypi në mbrëmje se Papa ishte zgjuar, vigjilent dhe madje bënte shaka.

Papa pritej të qëndronte në suitën papale të katit të 10-të në Gemelli për disa ditë dhe të gjitha audiencat papale u anuluan deri më 18 qershor. Vatikani pritej të jepte një përditësim mjekësor më vonë të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat