LIVE/ Gjenerali amerikan paralajmëron kundërofensivë të përgjakshme - Tanku rus shpërthen në top flake masive!

Evropë

LIVE/ Gjenerali amerikan paralajmëron kundërofensivë të përgjakshme - Tanku rus shpërthen në top flake masive!

Nga: Bota sot Më: 1 korrik 2023 Në ora: 06:14 Përditësuar në ora: 06:07 më 01.07.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

BE i kërkon Kinës që të ushtrojë presion mbi Rusinë për tërheqjen e plotë të trupave nga Ukraina

Pjesëmarrësit e samitit të BE-së i kanë bërë thirrje Kinës që të ushtrojë presion ndaj Rusisë që menjëherë të tërheqë trupat nga Ukraina pa parakushte, thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit të BE-së për Kinën.

BE i bën thirrje Kinës që të ushtrojë presion mbi Rusinë për të ndaluar luftën e agresionit, për tërheqjen e menjëhershme dhe të plotë të trupave nga Ukraina pa parakushte, thuhet në dokument.

Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka një përgjegjësi të veçantë për të ruajtur një rend botëror të bazuar në rregulla, thanë pjesëmarrësit në takim.

Udhëheqësit e BE-së njoftuan gjithashtu se do të vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik dhe ndërkombëtar me Kinën, duke përfshirë ndryshimet klimatike, sigurinë ushqimore dhe përgatitjen për t’u marrë me pandemitë e ardhshme dhe fatkeqësitë natyrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat