“Dërgoni ushtarë turq në Gaza”, protesta në Stamboll në mbështetje të palestinezëve

Evropë

“Dërgoni ushtarë turq në Gaza”, protesta në Stamboll në mbështetje të palestinezëve

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:28
Turqi

Me sulmet dhe bombardimet nga të dyja palët që vazhdojnë në Rripin e Gazës dhe konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve që po ndizet edhe më shumë, ka polarizim ekstrem në shumë rajone të botës.

Në Turqi, në qytetet kryesore si Stambolli, turma njerëzish kanë dalë në rrugë dhe po demonstrojnë në favor të palestinezëve dhe dominimit të tyre në luftën me Izraelin.

Në videot që qarkulluan në mediat sociale, njerëzit brohorisnin “dërgoni ushtarë turq në Gaza”, duke duartrokitur aktet e dhunës nga palestinezët.

Nga ana tjetër, qeveria turke i ka bërë thirrje të dyjave palëve të de përshkallëzojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat