Putin fut në listën e “agjentëve të huaj” ish kryeministrin Mikhail Kasyanov

Evropë

Putin fut në listën e “agjentëve të huaj” ish kryeministrin Mikhail Kasyanov

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:38
Mikhail Kasyanov

Gjykata ruse e ka cilësuar ish kryeministrin, Mikhail Kasyanov “agjent të huaj”. Vendimi vjen pas largimit të tij nga vendi, duke denoncuar pushtimin e Ukrainës.

Kasyanov, i cili ishte kreu i parë i qeverisë së Vladimir Putin në fillim të viteve 2000, tani është në listën e “agjentëve të huaj” të Departamentit të Drejtësisë, një emërtim poshtërues që të kujton “armikun e popullit” të epokës sovjetike.

Në veçanti, ministria akuzon Kasyanovin se është “kundër operacionit ushtarak special në Ukrainë” dhe se është “anëtar i komitetit rus kundër luftës, një organizatë, aktivitetet e së cilës synojnë diskreditimin e politikës së jashtme dhe të brendshme ruse”.

Ky komitet me aktivitet shumë të kufizuar, është krijuar jashtë vendit në vitin 2022 nga disidentë rusë, mes të cilëve edhe ish-oligarku i mërguar Mikhail Khodorkovsky.

Kryeministri i Putinit gjatë viteve të tij të para në pushtet, nga viti 2000 deri në vitin 2004, Kasyanov më pas u bë shumë kritik ndaj presidentit rus.

Në qershor 2022, Kasyanov tha për AFP se ai nuk e njihte më Vladimir Putinin me të cilin kishte punuar, duke thënë se shpresonte që Rusia një ditë të kthehej në “rrugën demokratike”.

Para pushtimit të Ukrainës, Kasyanov ishte udhëheqësi i Partisë së Lirisë së Popullit (PARNAS), një parti e vogël liberale. Në qershor 2022, ai njoftoi se ishte larguar nga Rusia.

Statusi i “agjentit të huaj” u vendoset personave ose subjekteve që i nënshtrohen kufizimeve të rrepta administrative, siç është kontrolli i rregullt i burimeve të tyre të financimit.

Kremlini ka shtuar përpjekjet për të shtypur çdo zë kritik që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Pothuajse të gjithë disidentët e shquar janë në burg ose të internuar jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat