Kush është Yekaterina Duntsova, ish gazetarja që kërkon të rrëzojë Putinin nga pushteti

Evropë

Kush është Yekaterina Duntsova, ish gazetarja që kërkon të rrëzojë Putinin nga pushteti

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:25
Yekaterina Duntsova

Yekaterina Duntsova, e cila dëshiron të kandidojë për presidente të Rusisë, është shprehur se Kremlini duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë, të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të miratojë reforma të mëdha për të ndalur konfliktin midis Rusisë dhe Perëndimit.

Pothuajse 32 vjet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991 ka shpresa se Rusia do të bëhet një demokraci e hapur, tha Dutsova, 40 vjeç, një ish gazetare dhe nënë e tre fëmijëve.

Duntsova shpjegon se ajo tregohet shumë e matur në fjalët që thotë për shkak se në Rusi ka ligje që mund të përdoren për të ndjekur penalisht kritikët e asaj që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” dhe thotë se ajo është paralajmëruar të mos flasë shumë me korrespondentët e huaj.

Rusia e Putinit

Mbështetësit e Putinit  thonë se ai ka rivendosur rendin dhe një pjesë të lavdisë ruse që humbi gjatë kaosit të rënies së Bashkimit Sovjetik. E pyetur se çfarë mendon për Putinin, Dutsova qesh me nervozizëm.

“Unë nuk mendoj për Putinin”, përgjigjet ajo. “Kur dikush është në Europë dhe SHBA, ata thonë se Rusia dhe rusët janë Putin dhe kjo nuk është e saktë,” tha ajo.

“Unë nuk e mbështes luftën, sepse vendimi nuk është marrë nga të gjithë qytetarët e këtij vendi”, shpjegon ajo.

E pyetur për kritikat nacionaliste se shumë mbështetës të demokracisë liberale në Rusi janë agjentë perëndimorë të prirur për të shkatërruar Rusinë, ajo u përgjigj: “Unë nuk jam agjente e CIA-s”.

Madje, ajo tha se fatmirësisht ende nuk është etiketuar si “agjent i huaj” nga Ministria e Drejtësisë.

“Unë e dua vendin tim,” thotë Dutsova, e cila ka lindur në qytetin siberian të Krasnoyarsk dhe jeton në qytetin provincial të Rzhev në Tver Oblast.

Lufta e re e Ftohtë?

Prokurorët e thirrën atë javën e kaluar për të diskutuar pikëpamjet e saj politike, duke përfshirë “luftën dhe paqen”. Ajo qeshi kur u pyet për një artikull rus në internet që e quante “Catherine III” dhe duke përmendur Indira Gandhi dhe Nelson Mandela si heronjtë e saj.

Rusia, sipas saj, duhet të lirojë të burgosurit politikë, përfshirë Alexei Navalny. Propozimet e saj për të çliruar vendin nga sundimi autoritar post-sovjetik i Putinit dhe nga patriotizmi bosh dhe për t’i dhënë pushtet parlamentit do të shkaktonin një tërmet në Rusi.

Siç shpjegon ajo, palët e vijës së ashpër në Perëndim dhe në Rusi do të ishin të lumtur ta shihnin vendin e saj të izoluar.

“Çdo ditë bëhet e qartë se ligjet do të bëhen më të rrepta dhe se do të ketë gjithnjë e më pak të drejta dhe liri”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat