Erdogan njoftoi një projekt të ri treni super të shpejtë: Ankara-Stamboll 80 minuta

Evropë

Erdogan njoftoi një projekt të ri treni super të shpejtë: Ankara-Stamboll 80 minuta

Më: 25 mars 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot në Stamboll projektin e ri të trenit super të shpejtë Ankara-Stamboll, me shpejtësi 350 kilometra në orë.

“Këtë vit, ne po shpallim një tender për projektin e trenit super të shpejtë Ankara-Stamboll, i cili do të ketë një shpejtësi udhëtimi prej 350 kilometra në orë dhe një kohë udhëtimi prej 80 minutash”, tha Erdogan, raporton Anadolia.

Erdogan foli edhe për projektin e tunelit të madh të Stambollit.

“Ky tunel, i cili do të lidhë 11 linja të ndryshme të sistemit hekurudhor, do të ofrojë një lehtësim serioz për transportin e Stambollit. Qëllimi ynë është të zbatojmë të gjitha 1100 kilometrat e projekteve hekurudhore që kemi përgatitur për Stambollin,” shtoi ai.

Ai theksoi se në 21 vitet e fundit në Stamboll janë realizuar investime publike me vlerë 1.65 trilion lira (47.7 milionë euro).

“Në shëndetësi kemi ndërtuar 178 institucione shëndetësore ku përfshihen spitalet me kapacitet 18417 shtretër, në urbanistik kemi ndërtuar 228 mijë objekte banimi dhe ua kemi dorëzuar pronarëve të tyre, gjatësinë e autostradave e kemi rritur nga 350 në 794 kilometra”, tha Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat