Aksident trafiku mes një autobusi dhe veture në Beograd, humb jetën një person dhe mbi 40 tjerë lëndohen

Evropë

Aksident trafiku mes një autobusi dhe veture në Beograd, humb jetën një person dhe mbi 40 tjerë lëndohen

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Në një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ka humbur jetën shoferi i veturës si dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:30, kanë bërë të ditur nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Sipas të dhënave të policisë serbe, 36 të lënduarit gjenden në qendrën emergjente të Beogradit, kurse 12 tjerë janë dërguar në spitalin ushtarak.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm, dhe ka theksuar se janë shtuar kontrollet në komunikacion nga java e kaluar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, nga i cili humbi jetën një person dhe dhjetëra tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat