​Apel ndaj Serbisë që të mos ekstradojë gazetarin bjellorus Andrey Gnyot, Tsikhanouskaya: Rrezikon të torturohet nga regjimi

Evropë

​Apel ndaj Serbisë që të mos ekstradojë gazetarin bjellorus Andrey Gnyot, Tsikhanouskaya: Rrezikon të torturohet nga regjimi

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:01
Andrey Gnyot

Autoritetet serbe nuk duhet ta ekstradojnë gazetarin bjellorus Andrey Gnyot, për tu përballur me akuza e ta torturojë regjimi, apelon politikania opozitare në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Ajo ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset Gnyot në rast se ekstradohet.

Sipas saj, ai mund të burgoset dhe rrezikon të torturohet nga regjimi atje, për çka ka ftuar ShBA-në të mbajë një qëndrim të fortë për të mbrojtur të gjithë bjellorusët që kanë gjetur strehë kudo në botë.

"Ne nuk duhet të lejojmë që Andrey Gnyot të ekstradohet nga Serbia në #Bjellorusi, ku ai rrezikohet të burgoset dhe torturohet në duart e regjimit. I bëj thirrje 🇺🇸 të mbajë një qëndrim të fortë për të mbrojtur jo vetëm Andrein, por të gjithë bjellorusët që gjetën një strehë të sigurt në SHBA dhe në mbarë botën", ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat