LIVE: Putin mbërrin në Kore, takohet me Kim Jong Un-in – Ky është reagimi i ashpër nga SHBA

Evropë

LIVE: Putin mbërrin në Kore, takohet me Kim Jong Un-in – Ky është reagimi i ashpër nga SHBA

Nga: Bota sot Më: 18 qershor 2024 Në ora: 06:47 Përditësuar në ora: 06:48 më 18.06.2024
Foto nga takimi

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre – i quan “fantazmat e Kievit”

Gjenerali Mykola Oleshchuk, komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka shpërndarë një video nga puna e palodhshme e pilotëve ukrainas nga Brigada e 40-të.

“Pilotët e Forcave Ajrore vazhdojnë të kryejnë misione të rëndësishme dhe operacione, që përfshijnë shkatërrimin e objektivave të armikut si në ajër ashtu dhe në tokë”, thuhet përbri videos së postuar.

“Jam i bindur se pranimi i fluturakeve perëndimore për forcat tonë ajrore do të kryejnë punën me më shumë efekt. Tani pilotët tani aktualisht përdorin kryesisht pajisje sovjetike”, ka thënë gjenerali Oleshchuk.

Ai i falënderoi pilotët ukrainas, që i cilëson si “fantazmat e Kievit” që me trimëri dhe heroizëm po mbrojnë qiellin mbi Ukrainë.

Në videon e postuar më poshtë pilotët shihen 24/7 duke fluturuar në rajone të ndryshme, në tentim që të lokalizojnë dhe shkatërrojnë objektivat e trupave pushtuese.

“Paqja është e vetmja zgjidhje”, von der Leyen: Kushtet e Putin janë të papranueshme

“Konferenca e paqes në Zvicër është cilësuar si rruga drejt paqes dhe me të drejtë. Sepse ne e dimë se paqja në Ukrainë nuk do të arrihet me një vizitë. Do të jetë një udhëtim.”

Kështu tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në fund të samitit për paqen në Ukrainë të mbajtur në Zvicër.

Konferenca, sipas von der Leyen, nuk ishte një negociatë paqeje. Sepse Vladimir Putin nuk është serioz për t’i dhënë fund luftës. Ai këmbëngul që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj, madje edhe atë që nuk është sot e pushtuar.

Ai këmbëngul për çarmatosjen e Ukrainës, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agresionit në të ardhmen.

“Asnjë vend nuk do t’i pranonte kurrë këto kushte, prandaj është thelbësore që Ukraina të jetë në gjendje t’i rezistojë këtij agresioni dhe kjo është e drejtë e vendeve të tjera, si Bashkimi Europian partnerë të tjerë në mbarë botën, mbështesin Ukrainën në rezistencën e saj për mbijetesë”, theksoi von der Leyen.

“Ne mund të bazohemi në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të shkurtit 2023, e cila shpreh qartë nevojën për paqe globale, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kjo rezolutë u miratua nga 141 vende, shumica dërrmuese e të cilave i janë bashkuar këtij samiti.

I bëj thirrje Rusisë që t’i kushtojë vëmendje mesazhit të ndërkombëtarëve për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës për t’i dhënë fund dhunës imperialiste, për të rikthyer sa më parë paqen”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat