​13 rajone franceze në alarm portokalli për shkak të vapës së madhe

Evropë

​13 rajone franceze në alarm portokalli për shkak të vapës së madhe

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:21
Ilustrim

Një valë të nxehti shkaktoi të dielën një alarm portokalli në 13 rajone të Francës.

Shërbimi Meteorologjik francez, Meteo France, lëshoi një paralajmërim në lidhje me temperaturat e larta që priten të prekin rajonet, duke përfshirë Savoie, Landes, Gironde, Dordogne, Gers, Lot, Haute-Garonne, Tarn dhe Haute-Corse.

Vapa, e cila do të prekë kryesisht jugun e vendit, do të shtrihet edhe në zonat veriore. Temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 35 deri 38 gradë Celsius në fillim të javës dhe parashikohet të vazhdojnë deri më 31 korrik. Parashikimet e motit sugjerojnë se Evropa po përjeton verën e saj më të nxehtë deri tani.

Ndikimi i këtyre kushteve në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat do të vazhdojnë deri më 11 gusht, ka qenë një temë shqetësuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat