Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit. 65-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për t'u mbrojtur, por ishte e kotë. Biznesi thuhet se u përfshi nga flakët nga një pishë që digjej
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit. 65-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për t'u mbrojtur, por ishte e kotë. Biznesi thuhet se u përfshi nga flakët nga një pishë që digjej.
Nadia, e cila ishte me origjinë nga Moldavia, kishte më shumë se 20 vite që punonte në fabrikën Patima Chalandriu.
Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t'i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.
Shuhet pas tre ditësh zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, grupi operacional po kontrollon terrenin për të parandaluar riaktivizimin
“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjemi, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar... ", tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.Gruaja fatkeqe, nuk arriti të dilte nga biznesi, i cili është shkrumbuar krejtësisht. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e saj është shembur nga tavani.
Gjatë gjithë natës djali i pronarit me zjarrfikësit dhe disa punonjës ishin në kërkim të gruas fatkeqe, e cila u gjet e bllokuar në tualetin e punishtes. Ditën kur humbi jetën, 65-vjeçarja do të niste pushimet.
“Më telefonoi dhe më tha se “është në zjarr”. Unë i thashë asaj 'çfarë po bën atje' dhe më pas linja u shua.’- tha pronari i fabrikës.
Që në atë moment linja u shkëput dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur derisa u gjet në banjo e shkrumbuar nga flakët.