​Të paktën 21 të vdekur nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore

Evropë

​Të paktën 21 të vdekur nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 08:05
Bosnje

"Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i emergjencave .

Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnie Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima dhe dëme të rënda, thanë sot autoritetet. Të tjerë njerëz mbeten të humbur.

Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë mes rrënojave te shkatërrimit për të humburit.

Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva.

Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

“Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i agjencisë së emergjencave, transmeton TCh.

Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

Bashkimi Evropian ka dërguar helikopterë dhe një njësi zjarrfikësash për të ndihmuar vendasit, shkruan rrjeti Upi.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat