Inteligjenca ukrainase ka arritur të parandalojë tentimet e spiunëve rusë, që të vendosin eksplozivë në pjesën qendrore të Ukrainës.
Tre agjentë rusë nga inteligjenca ushtarake janë arrestuar ka njoftuar inteligjenca ukrainase, që sipas tyre treshja po përgatiteshin të hedhin në erë stacionin policor dhe vetura të ushtrisë ukrainase në qytetin Vinnytsia.
“Oficerët e SBU-së ukrainase zbuluan tentimet e agjentëve rusë të cilët u akuzuan pasi u kapën nga kamerat e fshehta, duke tentuar të vendosin eksploziv nëpër qytet”, u tha nga inteligjenca ukrainase.
“Dy nga tre të arrestuarit ishin banorë të rajonit të Kievit, që pushtuesit i kishin rekrutuar në kanale të ndryshme të Telegramit që ishin në kërkim të fitimit të parasë së lehtë”, u tha ndër tjera.
Tentime të tilla, inteligjenca ukrainase ka arritur të parandalojë në dhjetëra raste që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.