Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni komentoi takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lideri amerikan dhe ai ukrainas u takuan gjatë varrimit të Papa Françeskut, ku ishin mbledhur edhe liderë nga e gjithë bota, duke përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Ai moment, ku Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky po flasin për paqen në varrimin e Papës së Paqes, ka një kuptim kaq të madh”, tha ajo.
“Sot ka qenë një ditë historike”, ajo shkroi në platformën X pranë një imazhi të Papa Françeskut me mbishkrimin “Për Zotin”.
Nuk ka pasur një takim të dytë mes Trumpit dhe Zelenskyt për shkak të agjendës së ngarkuar të të dy liderëve, tha zyra e presidentit ukrainas.
Megjithatë, ai ka zhvilluar biseda të veçanta me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndryshe, Trump dhe Zelensky pritet të takohen gjatë javëve të ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla që ka Ukraina.