Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime

Evropë

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 18:57
Ilustrim

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme serioze në Milano dhe Komo. Si pasojë, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit të Bergamos.

Autoritetet kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.

Situata është kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet.

Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat