“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

Evropë

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

Më: 4 mars 2026 Në ora: 19:08
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia mund të tërhiqet nga tregu evropian i gazit.

Si dhe t’i ridrejtojë furnizimet e saj diku tjetër pa pritur që BE të ndalojë importet e saj.

Putin i bëri këto komente të mërkurën, pasi priti në Kremlin Ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Kriza energjetike në BE është rezultat i “politikave të gabuara” të ndjekura nga autoritetet e bllokut gjatë “shumë viteve”, i tha Putin mediave nga Kremlini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat