Zelensky paralajmëron hakmarrje: Ukraina plotësisht e justifikuar për sulme ndaj objektivave energjetike dhe ushtarake ruse

Evropë

Zelensky paralajmëron hakmarrje: Ukraina plotësisht e justifikuar për sulme ndaj objektivave energjetike dhe ushtarake ruse

Më: 15 maj 2026 Në ora: 19:14
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Ukraina do të godasë industrinë e naftës së Rusisë, prodhimin ushtarak dhe personat përgjegjës për “kryerjen e krimeve të luftës kundër Ukrainës dhe ukrainasve”, pas sulmeve të fundit ruse që kanë lënë të paktën 24 të vrarë në Kiev.

Zelenskyy tha se Ukraina nuk do të lejojë që sulmet ndaj civilëve të mbeten të pandëshkuara, raporton theguardian.

Ukraina nuk do të lejojë që asnjë nga sulmet e agresorit që marrin jetën e njerëzve tanë të mbetet i pandëshkuar.

Ne jemi plotësisht të justifikuar në përgjigjet tona ndaj industrisë së naftës së Rusisë, prodhimit ushtarak dhe atyre që janë drejtpërdrejt përgjegjës për kryerjen e krimeve të luftës kundër Ukrainës dhe ukrainasve.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat