Incidenti me dron në Rumani, presidenti i Çekisë kërkon përgjigje më të fortë ndaj Rusisë

Evropë

Incidenti me dron në Rumani, presidenti i Çekisë kërkon përgjigje më të fortë ndaj Rusisë

Më: 29 maj 2026 Në ora: 11:11
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel ka bërë thirrje për një përgjigje të fortë në mënyrë që Rusia të kuptojë qartë se NATO nuk do të tolerojë sulme të tilla.

Duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm, ai theksoi se reagimi ndërkombëtar duhet të jetë më i fortë ndaj Moskës.

“Sulmi i paprecedentë i një droni rus gjatë natës mbi një ndërtesë banimi në Galați të Rumanisë, i cili la dy persona të plagosur, është krejtësisht i papranueshëm. Megjithatë, nuk duhet të ndalemi vetëm duke e dënuar atë së bashku.

Prandaj, unë e mbështes pa mëdyshje thirrjen e Presidentit rumun Dan për një përgjigje të fortë ndërkombëtare. Rusia duhet ta kuptojë qartë se ne nuk do të tolerojmë sulme të tilla.”, shkroi ai në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat