Ferizajasi plagosi djalin afër organeve gjenitale pas një mosmarrëveshjeje - Bota Sot
Ferizajasi plagosi djalin afër organeve gjenitale pas një mosmarrëveshjeje

Ferizaj

Ferizajasi plagosi djalin afër organeve gjenitale pas një mosmarrëveshjeje

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:39
Shtëpia ku ndodhi tentim-vrasja

Nga një mosmarrëveshje familjare, mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Jezerc të Ferizajt, mbeti i plagosur Rrustem Maloku, 23 vjeçar. Ai u plagos nga i ati, Rexhepi, në pjesën afër organeve gjenitale, pas një përleshjeje që kishin pasur mëngjesin e 16 prillit në shtëpinë ku jetonin. Policia për këtë rast tashmë e ka arrestuar kryefamiljarin e familjes Maloku. Ndërkohë që i plagosuri po trajtohet në QKUK. Në trupin e tij ende gjendet plumbi dhe sipas mjekëve ai ka edhe shenja të tjera të dhunës.

Plumbin të cilin ia shkrepi i ati do ta mbajë gjatë në trupin e tij, e ndoshta deri në fund të jetës. 23-vjecari, Rrustem Maloku, nga fshati Jezerc i komunës së Ferizajt, mëngjesin e së mërkurës mbeti i plagosur, pas një përleshjeje të cilën e pati me prindin e tij, Rexhepin.

Përleshja verbale e nisur në mes të Rexhepit e Rrustemit përfundoi me një plumb në pjesën e poshtme të abdomenit të Rrustemit, 23-vjeçar, duke i shkaktuar tri vrima në trup. Plumbi ende gjendën në pjesën e epërme të këmbës së Rrustemit.

Menjëherë pas plagosjes nga i ati, familjarë të Malokëve e kanë kontaktuar emergjencën si dhe pas rreth gjysmë ore i plagosuri dërgohet për në spitalin rajonal të Ferizajt.

Detaje rreth gjendjes së Rrustemit ka dhënë për Express sot Sefedin Fazliu, specialist i mjekësisë emergjente në spitalin e Ferizajt

“Një djalë i moshës rreth 23 vjeç ka ardhur këtu në Emergjencë sot në mëngjes, rreth orës 07:45 minuta, i cili përpos që në trup kishte rrahje, ai ka qenë edhe i lënduar me armë zjarri në regjionin e organeve gjenitale. Mendohet se plumbi ka mbetur në këmbën e djathtë”, tregon doktori i cili e ka pranuar 23-vjecarin.

Mirëpo ai deklaron se në bazë të kontrollit mjekësor që stafi i ka dhënë të plagosurit, në trupin e tij ka pasur edhe shenja dhune.

“I plagosuri ka pasur gërvishtje në pjesën e kraharorit si dhe goditje në dorën e majtë si dhe në shuplakjen e dorës së djathtë ka pasur ndrydhje dhe gërvishtje. Plumbi gjendet në këmbën e djathtë afër pjesës së belvikut. Ne kemi rekomanduar që pacienti të transferohet në QKUK, për t’u kontrolluar edhe nga ana e kirurgut vaskular. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, jep detaje doktor Fazliu.

Image

Rrustem Maloku  gjendet në QKUK, ku pritet që t’i nënshtrohet disa kontrolleve ortopedike. Për gjendjen e tij, detaje të mërkurën doktor, Naser Syla, shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente.

Ai tregoi se plumbi nga këmba e djathtë ende nuk i është nxjerrë 23-vjeçarit si dhe mjekët janë duke bërë konsulta që atij plumbi të mos i hiqet fare nga trupi.

“Mund t’ju konfirmoj se gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë është stabile. Ai është duke iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore. Tash do të shkojë në klinikën e Ortopedisë për disa vizita. Plumbi ende nuk i është hequr. Ka mundësi që edhe mos t’i hiqet”, tregon doktori i cili po e vëzhgon gjendjen shëndetësore të pacientit.

E ndërkohë rreth kësaj çështjeje, hetime ka nisur edhe policia e prokuroria e shtetit. Nën prangat e policisë tashmë ka rënë Rexhepi, personi i cili e plagosi djalin e tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka deklaruar se rreth kësaj përleshjeje një person është arrestuar  si i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë”.

“Sot rreth orës 07:20 minuta të mëngjesit e kemi pranuar informatën për një përleshje me armë zjarri. Policia bashkë me ekipin mejëksor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku viktimës i moshës 23-vjecare është transportuar për në spitalin e Ferizaj”, ka deklaruar Gashi.

Image
Shtëpia e familjes Maloku

Ai ka shpjeguar se si ka ndodhur përleshja.

“Deri tek plagosja ka ardhur si pasojë e përleshjes së prindit me djalin e tij pas disa probleme familjare të tyre ku prindi e ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur djalin. Prindi është arrestua, intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit shkon në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘Vrasje në Tentativë”, ka dhënë detaje tutje zëdhënësi i policisë në Ferizaj.

Ndërkaq prokuroria e shtetit po i vazhdon hetimet për këtë çështje. Shukri Jashari  kryeprokuror në Ferizaj tha  se familja Maloku është e njohur për prokurorinë. Raste të dhunës në mes të familjarëve, Malokët sipas prokurorisë kanë pasur edhe më herët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...