I riu që sulmoi gruan rome në Ferizaj dënohet me 1 vit masë edukative - Bota Sot
I riu që sulmoi gruan rome në Ferizaj dënohet me 1 vit masë edukative

Ferizaj

I riu që sulmoi gruan rome në Ferizaj dënohet me 1 vit masë edukative

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:54
Sulmi ndaj gruas rome

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se i ka shqiptuar 1 vit masë edukative, saktësisht dërgimin në institucion edukativo korrektues të miturit B.T, i cili në maj të këtij viti ke kishte sulmuar një grua të komunitetit rom në sheshin e Ferizajt.

“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj. “I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale “, ka theksuar gjykata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...