Agim Aliu nderon veprën e Jasharajve

Ferizaj

Agim Aliu nderon veprën e Jasharajve

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:55
Prekaz

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka përkujtuar me pietet të lartë 22-vjetorin e Epopesë legjendare të luftës çlirimtare të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka përkujtuar luftën dhe rënie heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“5, 6 dhe 7 Marsi janë tri ditshi më i përgjakur dhe më i lavdishëm në kalendarin e historisë kombëtare që kulmoi me heroizmin e pashoq të Jasharajve, Atit të Kombit, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes së Tij dhe Epopesë së Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës! Nga Prekazi buroi liria! Ata dhanë më të shtrenjtën për të shenjtën Kosovë! Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit!”, shkruan Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat