Pulmologu i Spitalit të Ferizajt deklaroi për mungesë oksigjeni, komuna i quan spekulime

Ferizaj

Pulmologu i Spitalit të Ferizajt deklaroi për mungesë oksigjeni, komuna i quan spekulime

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt i ka quajtur spekulime lajmet për mungesë të okigjenit për pacientët me COVID-19 në spitalin e kësaj komune.

Por mungesën e oksigjenit dhe transferimin e pacientëve nga Spitali i Ferizajt për në QKUK për shkak të kësaj mungese të mërkurën (02 dhjetor) në Edicionin Special në Klan Kosova e konfirmoi pulmologu Hajdin Lata, që punon në këtë spital.

“Kemi qenë të detyruar që pacientët që kanë qenë në nivel më të lartë të furnizimit të oksigjenoterapisë të transferohen në QKUK. Prej se merremi me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt sot ka qenë dita më e vështirë e jona si mjekë për arsye se kemi pasur vështirësi më të mëdha për furnizim me oksigjenoterapi e për këtë kemi bërë edhe transferimin e pacientëve”, deklaroi të mërkurën Lata.

Ndërsa në njoftimin e komunës thuhet se nuk ka e as nuk ka pasur mungesë të oksigjenit.

“Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt”.

Më poshtë gjeni njoftimin e komunës dhe deklaratën e pulmologut.

Njoftimi i plotë i komunës së Ferizajt:

Sasi të mjaftueshme të oksigjenit për pacientët me COVID-19 në Spitalin e Ferizajt

Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt.

Andaj, Shtabi Emergjent Komunal siguron qytetarët e Ferizajt duke konfirmuar se ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19, që po marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat