Për një javë, policia në Ferizaj dënoi 740 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Ferizaj

Për një javë, policia në Ferizaj dënoi 740 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt gjatë javës së fundit (30 nëntor-06 dhjetor 2020), në bashkëpunim me inspektorët komunal, kanë inspektuar qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet e tjera për të parë se a po zabtohen masat mbrojtëse për COVID-19.

Gjatë inspektimit, policia ka hasur në persona të cilët nuk i kanë përfillur këto masa dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa si dhe janë dhënë 223 vërejtje.

“Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat