Kamerat e kanë kapur momentin kur goditet me grusht në kokë personi që vdiq

Ferizaj

Kamerat e kanë kapur momentin kur goditet me grusht në kokë personi që vdiq

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është goditur me një grusht në kokë në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se i dyshuari është identifikuar ndërsa momenti kur viktima është goditur është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

“Hetimet janë duke u zhvilluar, është marrë incizimi ku ka ndodhur rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Jashari.

Tutje, ai konfirmoi se i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo është identifkuar nga policia.

Motivet që çuan deri të ngjarja tragjike mbeten akoma të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat