Aplikacioni digjital ‘’Lajmëro policinë’’

Ferizaj

Aplikacioni digjital ‘’Lajmëro policinë’’

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.  

Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion i bëri sot, drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani në dy televizionet lokale të Ferizajt.                                                                             

Ai ka shpjeguar se, përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë  të gjitha rastet në Policinë e Kosovës , duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re , e pakufizuar në kohë , mundësi dhe territor.

Përmes aplikacionit, qytetari vetëm  brenda pak sekondash, mund të ndajë informacione me policinë.

Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet  dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim, varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale , pa asnjë hezitim t’a njoftojnë policinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat