​Siguria në komunikacionin rrugor 2021, një i arrestuar në Ferizaj

Ferizaj

​Siguria në komunikacionin rrugor 2021, një i arrestuar në Ferizaj

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:12
Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në kuadër të planit “Siguria në komunikacionin rrugor 2021”, ka arrestuar personin me inicialet A.M (22), i kërkuar nga gjykata për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe i njëjti pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit për 6 muaj.

Në një komunikatë për media thuhet se policia ka shtuar aktivitetet shkaku i rritjes së numrit të aksidenteve, si dhe kundërvajtjeve të shumta në komunikacion rrugor.

Me këtë rast policia ka kryer 46 pika kontrolli, 339 vetura të kontrolluara, 445 persona të legjitimuar, 167 gjoba të shqiptuara, dy raste të iniciuara dhe pesë automjete të konfiskuara.

Ndryshe, policia rajonale në Ferizaj ka aktivizuar Task Forcën, e përbërë prej njësisë së çiklistëve, motoçiklistëve, njësisë së komunikacionit rrugor dhe patrulla të stacionit policor të Ferizajt, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, kontrollimi dhe ndëshkimi i kundërvajtësve bazuar në ligjin e komunikacionit.

Për shkak të fluksit më të madh të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve, bëhet e ditur se Task Forca do të jetë e pranishme çdo ditë në rrugë deri në përfundim të sezonit veror, për të monitoruar dhe kontrolluar komunikacionin rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat