Sot përurohet nënkalimi kryesor për vetura dhe këmbësorë i projektit ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj

Ferizaj

Sot përurohet nënkalimi kryesor për vetura dhe këmbësorë i projektit ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 07:46
Foto

Mbrëmjen e kësaj të enjte pritet të bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë, në qendrën e qytetit të Ferizajt.

Kjo ndryshe njihej edhe me emrin simbolik ‘’Bashkimi i Qytetit’’.

Projekti i tillë ishte prezantuar për herë të parë më 2018-ën, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Prezantimi ishte bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve por edhe inxhinierëve.

”Bashkimi i qytetit” ishte një nga premtimet kryesore të Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat