Kandidatja e LDK-së për Ferizajn shpalos programin e saj qeverisës

Ferizaj

Kandidatja e LDK-së për Ferizajn shpalos programin e saj qeverisës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:53
Sibel Halimi

Kandidatja e Lidhjes Demokratike për udhëheqjen e Ferizajt, Sibel Halimi, ka shpalosur programin e saj qeverisës.

Halimi programin e saj e ka ndarë në gjashtë fusha.

Ajo për fushën e arsimit është zotuar për ndërtim të shkollave të reja, përmirësimi i infrastrukturës sipas standardeve evropiane, funksionalizimi i çerdheve në fshatra, digjitalizimi i shkollave, menaxhimi cilësor dhe profesional i mësimdhënësve dhe shkollave, krijimi i Qendrës Këshilluese për Karrierë, si dhe vizita të nxënësve nga stomatologu, mjeku familjar dhe psikologu.

Ndërkaq në fushën e urbanizmit ka premtuar mirëmbajtje të hapësirave publike dhe zonave të gjelbra, një treg multifunksional me etazhitetet nëntokësore, fusha sportive, ndërtim të parkingjeve, di dhe ngritje të kapaciteteve për ujë të pijshëm.

Halimi ka thënë se do të ketë përkrahje financiare për sektorin privat në zgjerim të prodhimit, përkrahje për bizneset fillestare sidomos te të rinjve, ofrimi i këshillave dhe projekteve për investime për Diasporën, si dhe aplikim i partneritetit publiko-privat.

E për shëndetësinë ka premtuar funksionalizim të QKMF-së, QMF-së dhe AMF-ve, zgjatje të orarit në to, ndërtim të një qendre ditore për personat me nevoja të veçanta, funksionalizim të sistemit informativ shëndetësor.

Ajo është zotuar se në mandatin e saj qeverisës do të ketë fuqizim ekonomik të grave dhe punësim të tyre dhe përkrahje financiare për bizneset që favorizojnë punësimin e grave, subvencionim të buxhetit komunal për programe bujqësore si dhe subvencione për bujqit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat